Bekim Jashari i shqetësuar për situatën nëpër komuna nga vërshimet

Aktuale

Bekim Jashari i shqetësuar për situatën nëpër komuna nga vërshimet

Më: 19 janar 2023 Në ora: 23:29
Bekim Jashari

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar rreth situatës emergjente në Skenderaj, si pasojë e vërshimeve të sotme.

Ai ka vlerësuar mobilizimim e qytetarëve për t’iu ndihmuar të tjerëve në evakuim, ndërsa ka kërkuar intervenim të shpejtë nga institucionet lokale e qendrore.

Teksa, po ashtu ka falënderuar kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka nisur ekipën e zjarrëfikësve në intervenim të zonat e prekura në Skenderaj.

”Me shqetësim po e përcjell situatën emergjente në Skenderaj dhe komuna tjera, si pasojë e vërshimeve të sotme.

Mobilizimi i qytetarëve për t’iu ndihmuar të tjerëve në evakuim është për t’u admiruar dhe shembull që duhet ndjekur nga të gjithë.

Në këto momente aspak të lehta kërkoj intervenim të shpejtë nga institucionet lokale e qendrore në zhbllokimin e kanaleve dhe lumenjve për të evituar ndonjë katastrofë apo viktima eventuale e po ashtu të furnizohen me gjëra ushqimore zonat e prekura.

Një falënderim i veçantë për komunën e Suharekës me kryetar Bali Muharremaj e cila ka nisur ekipen e zjarrëfikësve në intervenim të zonat e prekura në Skenderaj.

Po ashtu një falënderim për zjarrëfikësat, policinë dhe gjithë ata që janë duke punuar në tejkalimin e kësaj situate pa pasoja në njerëz.

Bashkë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat