Borrelli flet me Blinkenin, temë diskutimi edhe Ballkani Perëndimor

Aktuale

Borrelli flet me Blinkenin, temë diskutimi edhe Ballkani Perëndimor

Më: 20 janar 2023 Në ora: 00:13
Anthony Blinken dhe Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, ka biseduar nëpërmjet telefonit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Borrell thotë se Blinken rikonfirmuan vendosmërinë e përbashkët për të vazhduar ofrimin e mbështetjes kuptimplotë për Ukrainën, duke përfshirë edhe anën ushtarake.

Mes tjerash, pa dhënë detaje Borrell tha se kanë folur edhe për Ballkanin Perëndimor.

“Telefonata me Sekretarin Blinken ripohoi vendosmërinë tonë të përbashkët për të vazhduar ofrimin e mbështetjes kuptimplotë për Ukrainën, duke përfshirë edhe anën ushtarake.

Gjithashtu u diskutua për Iranin, Ballkanin Perëndimor dhe Kinën. Koordinimi dhe uniteti transatlantik më i fortë se kurrë”, ka shkruar Borrell në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat