Miftaraj: Drenica ka shuar privilegje që disa i patën në emër të vëllezërisë me Serbinë, mos u çuditni që e mallkojnë Skenderajn

Aktuale

Miftaraj: Drenica ka shuar privilegje që disa i patën në emër të vëllezërisë me Serbinë, mos u çuditni që e mallkojnë Skenderajn

Më: 20 janar 2023 Në ora: 21:06
Ehat Miftaraj

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas lajmit ku disa persona nuk u kursyen në ofendime ndaj komunës së Skenderajt, që po e përballet thuajse më së rëndi, me vërshimet.

Miftaraj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë “Drenica e ka paguar me gjak çlirimin nga Serbia”.

“Drenica me gjak e ka pagu çlirimin nga Serbia. Bashkë me çlirimin ka shu dhe shkatërru edhe shumë bashkim vllaznim e privilegje qe disa i kanë realizu në emër të vllazërisë me Serbi.” – ka thënë ai.

Në fund, ai ka shkruar: “Mos u çuditni nëse të njejtit sot e mallkojnë Skenderajin, i gëzohen vërshimeve, dhe hezitojnë me vizitu këtë trevë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat