Miratohet pjesërisht kërkesa e mbrojtjes për të apeluar vendimin në lidhje me deklaratat e dhëna më parë nga Pjetër Shala

Aktuale

Miratohet pjesërisht kërkesa e mbrojtjes për të apeluar vendimin në lidhje me deklaratat e dhëna më parë nga Pjetër Shala

Më: 26 janar 2023 Në ora: 10:21
Pjetër Shala

Trupi gjykues ka miratuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së  Pjetër Shalës për të apeluar vendimin e trupit gjykues, i cili hodhi poshtë mocionin e mbrojtjes, me të cilin kjo e fundit kërkonte përjashtimin e deklaratave të dhëna më herët nga Shala. 

Në vendimin e trupit gjykues thuhet se është dhënë leje për të apeluar vendimin në fjalë për çështjen e dytë dhe për çështjen e tretë dhe gjashtë që janë riformuluar. Kurse, pjesa tjetër e kërkesës është refuzuar.

Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /BetimipërDrejtësi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat