LDK takohet me shefin e zyrës së KAS-it në Kosovë, ja çfarë u diskutua në mbledhje

Aktuale

LDK takohet me shefin e zyrës së KAS-it në Kosovë, ja çfarë u diskutua në mbledhje

Më: 26 janar 2023 Në ora: 16:36
Foto nga takimi

Lidhja Demokratike e Kosovës ishte nikoqire e shefit të zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung për Kosovë, Daniel Braun.

Braun u prit në takim nga kryetari i Lidhjes, Lumir Abdixhiku, kryetarja e Forumit të Grave të Lidhjes, Jehona Lushaku-Sadriu, dhe deputeti Besian Mustafa.

Në këtë takim u diskutua për situatën politike në vend, dhe vullnetin e LDK-së për të bashkëpunuar më tutje me KAS-in.

Roli dhe kontributi i këtij fondacioni në edukimin politik dhe fuqizimin e shumë të rinjve dhe grave, është i pazëvendësueshëm, vlerëson LDK.

“Kryetari Abdixhiku falënderoi KAS-in për mbështetjen që i kanë dhënë LDK-së dhe forumeve të saj si partner i vetëm në Kosovë. LDK ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me KAS tash e shumë vite në promovimin e vlerave demokratike në shoqërinë tonë” thuhet në komunikatën e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat