Këta janë personat që dyshohet se plagosën 37-vjeçarin me nënshtetësi maqedonase në Prishtinë

Aktuale

Këta janë personat që dyshohet se plagosën 37-vjeçarin me nënshtetësi maqedonase në Prishtinë

Më: 26 janar 2023 Në ora: 17:12
Burim Ajeti

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë njërin nga të dyshuarit për plagosjen e 37 vjeçarit me nënshtetësi maqedonase në Prishtinë.

Rasti kishte ndodhur mbrëmjen 8 janarit.

Natën e 8 janarit një person me nënshtetësi maqedonase ka mbetur i plagosur në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin “Exit Large Bar” në lagjen “Emshir”.

37 vjeçari, Burim Ajeti nga Haraçina e Maqedonisë së Veriut ishte personi që mbeti i plagosur.

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin Burim Qadrakun. Ndërkohë Egzon Abazi i dyshuari tjetër, ende është në kërkim nga policia.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, Qadrakut i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për veprat vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

Motivet e kësaj ngjarje ende nuk janë bërë të qarta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat