Kelmendi: Duhet parë se çfarë marrim si shpërblim nëse e formojmë Asociacionin

Aktuale

Kelmendi: Duhet parë se çfarë marrim si shpërblim nëse e formojmë Asociacionin

Më: 26 janar 2023 Në ora: 18:50
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë se nëse Kosova e bën një hap të madh siç po i kërkohet që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, fillimisht duhet të analizohet se çfarë po merr si shpërblim.

Ai ka treguar se duke u bazuar në atë që është negociuar deri më tani, dihet se nuk do të ketë njohje formale nga ana e Serbisë.

“Mos të harrojmë se edhe në pakon e Ahtisaarit çështja e Asociacionit ka qenë në kontekstin e një pranimi të Kosovës së pavarur nga Serbia dhe tash jemi ne në një fazë kur po bëhen 15 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.

“Kur insistohet me ngulm që të ketë një Asociacion për ta akomoduar komunitetin serb në Kosovë, por nuk flitet ende dhe vazhdon Beogradi zyrtarë të deklarojë se nuk do ta pranojë Kosovën si shtet”.

“Pra ne duhet të shikojmë se çfarë garancish, në qoftë se bëhet një hap kaq i madh i cili gjithsesi mund ta rrezikojë edhe funksionalitetin e Kosovës në nivelin e qeverisjes, se çka po marrim si kundërshpërblim dhe në këtë që është ofruar tashmë dhe që e kemi diskutuar, e dimë se nuk ka njohje formalo-juridike nga Serbia”.

Tutje, Kelmendi shton se Asociacioni është një hap i ndërmjetëm për ta arritur normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve siç e thoshte edhe Miroslav Lajçak, por që do ta lë çështjen e njohjes për një fazë të mëvonshme.

“Kjo fazë e mëvonshme shpesh është parë kur të dyja shtetet do të jenë gati për të bërë hapin e fundit para anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por edhe kjo i lë Serbisë një derë për të manovruar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat