Deputetja britanike: Shqetësues një nen i propozimit franko-gjerman, që iu dorëzua palëve javën e kaluar

Aktuale

Deputetja britanike: Shqetësues një nen i propozimit franko-gjerman, që iu dorëzua palëve javën e kaluar

Më: 27 janar 2023 Në ora: 11:37
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe emisaret nderkombetarë

Deputetja britanike e cila drejton edhe Komitetin për Punë të Jashtme, Alicia Kearns ka reaguar për propozimin franko-gjerman, drafti i përditësuar i së cilit u u është dorëzuar të premten e kaluar kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, nga pesëshja diplomatike.

Kaerns ka thënë se është e shqetësuar për pikën 7 të propozimit në të cilin thuhet se “Të dyja palët avokojnë për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve në Kosovë disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës”.

Ajo thotë se asnjë etnitet në stilin e “Republika Srpskas” s’duhet të krijohet.

“Shumë e shqetësuar nga implikimet e propozimeve sipas nenit 7. Askush nuk duhet të kërkojë të rrënjos, e lëre më të projektojë me qëllim, çdo formë të “vetëqeverisjes” në vijat etnike brenda Ballkanit. Nuk duhet të krijohet asnjë entitet i stilit “Republika Srpska”, ka shkruar ajo.

Image
Shkrimi i Alicia Kearns
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat