Asociacioni i Komunave kërkon nga ministri Murati ndërhyrje për ta zbritur vlerën e tatimit në pronë

Aktuale

Asociacioni i Komunave kërkon nga ministri Murati ndërhyrje për ta zbritur vlerën e tatimit në pronë

Më: 27 janar 2023 Në ora: 14:15
Sazan Ibrahimi

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar nga ministri i Financave Hekuran Murati, të ndërhyj për ta zbritur vlerën e tatimit në pronë, e cila me ligjin e ri është dyfishuar.

Përmes një njoftimi për medie, Ibrahimi i ka thënë Muratit se nëse ka dëshirë mund t’i zbret këto taksa të qytetarëve.

“1. mirë që e pranove që ministria të cilën ju e udhëhiqni i ka ngritur faturat për tatimin në pronë.

2. Ashtu siç i ke ngritur faturat për të gjitha komunat, nëse ke dëshirë dhe vullnet mund edhe t’i zbresësh. Ashtu siç nuk i ke konsultuar komunat kur i ke ngritur faturat, ashtu mund të veprosh edhe për t’i zbritur ato në të ardhmen. Mos e gjuani fajin te komunat sepse edhe vetë paskeni deklaruar që nuk paskeni qenë të të përfshirë në proces kur departamenti i juaj qenka marrë me rivlerësimin e pronave e që si pasojë e këtij ri-vlerësimi qytetarit i kanë shkuar faturat me çmime të larta. Çfarë koordinimi ndër-ministror!!??Përse nuk keni ndërmarrë asnjë veprim të bëni ndonjë ndryshim për ato komuna të cilat janë ankuar, apo nuk keni qenë të përfshirë në proces. Besoj që nuk është e mirë që bisedat private, nëse po them nëse i keni pasur me ndonjë kryetar, të tregohen në publik”, ka thënë Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat