Hoxha Mustafë Bajrami flet për Big Brotherin: Degjenerim dhe amoralitet i skajshëm

Aktuale

Hoxha Mustafë Bajrami flet për Big Brotherin: Degjenerim dhe amoralitet i skajshëm

Më: 28 janar 2023 Në ora: 09:27
Mustafë Bajrami

Mustafë Bajrami, hoxhë, por edhe i anëtarësuar në LVV, ka shkruar ca rreshta në lidhje me Big Brother, emisionin më të shikuar aktualisht në Kosovë dhe Shqipëri. Z. Bajrami që në krye të herës ka bërë një përfundim.

Duke u bazuar nga ajo që i kanë thënë të tjerët (pasi vetë pretendon se kurrë nuk ka shikuar një emision të tillë), ai thotë se Big Brother është degjenerim e amoralitet.

“Meqë kurrë në jetë as edhe një minut të vetëm nuk e kam shikuar Big Brother e as emisione tjera si ky, bazuar në ato që i dëgjoj e i lexoj nëpër rrjete sociale kuptoj se është në degjenerim e amoralitet i skajshëm.” – tha ai.

Bajrami i ka bërë edhe një pyetje, të cilën i ka quajtur serioze, ndonëse në fillim të postimi, ai shkroi se e ka një pyetje.

“Andaj, ju lutem me këto pyetje; ç'është filozofia e këtij emisioni dhe çka promovohet aty? Nuk dua përgjigje nga përspektiva që shihet si amoralitet e degjenerim, sepse këtë veç e dëgjojmë për çdo ditë, por nga përspektiva e logjikës që e promovon? Si e arsyetojnë atë? Pse e bëjnë? Çka duan të arrijnë? Dhe, a e di kush çka u thonë këta njerëz nënave, grave, motrave e vajzave të tyre nëse i pyesin pse e bëjnë Big Brotherin? A i udhëzojnë ato të shkojnë aty, apo veç me të huajat manipulojnë?” – shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat