Deputeti i Vetëvendosjes sulmon Escobarin: Po ia mban premtimin Brnabiçit për Asociacionin

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosjes sulmon Escobarin: Po ia mban premtimin Brnabiçit për Asociacionin

Më: 28 janar 2023 Në ora: 10:41
Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka komentuar takimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë me përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktorë tjerë politikë për të diskutuar lidhur me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Abrashi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se emisari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po mban premtimin e kryeministres serbe, Ana Brnabiç, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet deri në fund të janarit.

“Takimi të marten në ambasadë amerikane në Prishtinë po mbahet në ditën e fundit të janarit, sepse Escobar i ka premtuar Brnabiç-it që deri në fund të janarit do ta detyrojë Kosovën ta diskutojë ASMM”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se kryeministri Kurti ka deklaruar se nuk është ftuar në takimin e organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë më 31 janar, ku do të diskutohet më në detaje për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se ka pritur nga diplomati amerikan që të thotë në Beograd se Serbia duhet ta njohë Kosovën, e jo të thotë në Prishtinë se Asociacioni do të bëhet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat