Paralajmërohet grevë, shkak diskriminimi i infermierëve nga ShSKUK

Aktuale

Paralajmërohet grevë, shkak diskriminimi i infermierëve nga ShSKUK

Më: 30 janar 2023 Në ora: 10:34
Ilustrim

Greva e protesta ka paralajmëruar Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së.

Shkak sipas tyre është diskriminimi i infermierëve nga ShSKUK-ja.

Sipas Sindikatës, për dallim nga mjekët të cilët janë paguar për ditën e lirë me datën tre janar që është konsideruar ditë feste, për infermierët nuk është bërë e njëjta gjë.

Protesta sipas Sindikatës do të ndodhë pas shtatë ditëve nëse nuk u plotësohet kërkesa e tyre.

“SHSKUK edhe këtë herë diskriminon infermierët duke paguar për mjekët ditën e lirë të dt. 03.01.2023 si ditë feste, ndërsa për infermierët ndodhë e kundërta, pagesë e rëndomtë si një ditë pune. Ne në asnjë rrethanë nuk jemi që mjekët mos të paguhen, por pse jo edhe infermierët, pse ky diskriminim nga SHSKUK?”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat