Hyseni: Binomi Kurti-Osmani dhe aleatët e “fortë” të tyre, janë e keqja më e madhe e Kosovës

Aktuale

Hyseni: Binomi Kurti-Osmani dhe aleatët e “fortë” të tyre, janë e keqja më e madhe e Kosovës

Nga: A.SH Më: 30 janar 2023 Në ora: 15:31
Skënder Hyseni

Skender Hyseni nga LDK, ka reaguar për deklarimet e amerikanëve për themelimin e asociacionit.

Ai për këtë ka akuzuar Vjosa Osmani dhe Albin Kurti së bashku me Abazoviqin në Mal të Zi dhe grupi siç e quan ai problematik të VV-së në Tiranë për të cilët thotë se janë pjesë e konsensusit transnacional ballkanik kundër asociacionit dhe rrjedhimisht kundër marrëveshjes së paqes midis Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht midis shqiptarëve dhe serbëve në përgjithësi.

“Binomi Kurti Osmani dhe aleatët e “forte” të tyre, si ky Abazoviqi, “telalli” i Vuçiqit në Mal të Zi dhe grupi i marksistëve të Tiranës janë e keqja më e madhe e Kosovës dhe shqiptarëve sot”, shkruan ai.

Ky është shkrimi i plotë:

“Konsensusi” transnacional ballkanik “kundër” themelimit të Asociacionit pëballë konsensusit ndërkombëtar “për” themelimin e Asociacionit

Dita ditës po marrin fromë dy konsensuse paralele, natyrisht, me diskrepancë të theksuar, shumë të thellë, “kundër” (ai transnacional ballkanik) dhe “për” themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë (ai ndëkombëtar).

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti me VV-në në Kosovë, njëfarë biçim kryeministri, Abazoviq në Mal të Zi dhe grupi problematik i VV-së në Tiranë janë pjesë konsensusit transnacional ballkanik kundër asociacionit dhe rrjehdimisht kundër marrëveshjes së paqes midis Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht midis shqiptarëve dhe serbëve në përgjithësi . Në anën tjetër ndërkaq, e gjithë bota demokratike, përfshirë këtu Amerikën, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe të gjitha vendet e BE-së, po bënë thirrje pa ekuivoke për themelimin e asociacionit dhe për marrëveshje paqeje midis Kosovës dhe Serbisë, e që në thelb do të ishte paqe midis shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan përgjithësisht!

Pyetja thelbësore që shtrohet sot është: A ka në Kosovë një masë krtike që do t’I kundërvihet çmendurisë kolektive që po përpiqet ta instalojë në Kosovë sot “konsensusi transnacional ballkanik” që udhëhiqet nga Albin Kurti e Vjosa Osmani dhe poltika e tyre, pa asnjë mëdyshje, e çmendur!

Binomi Kurti Osmani dhe aleatët e “forte” të tyre, si ky Abazoviqi, “telalli” i Vuçiqit në Mal të Zi dhe grupi i marksistëve të Tiranës janë e keqja më e madhe e Kosovës dhe shqiptarëve sot. Politika e çmendur që udhëhiqet nga ky “bllok” mjeranësh po i rrezikon vet themelet e shtetit të Kosovës. Me veprimet e tyre politike, Kurti e Osmani, po u shërbejnë agjendave politike serbe.

As pesimistët më të mëdhenjë nuk e kishin mendua se udhëheqja aktuale e këtij vendi do ta kantandiste vendin në këtë gjendje. Kryeministri Albin Kurti dhe noterja e tij Vjosa Osmani, me politikat e tyre aventureske, kryeneqe, egocentrike, diletanteske, amatoreske dhe shumë të rrezikshme ia dolen që vendin tonë të dashur ta vendosin në raporte konfrontuese më partnerët e pazëvedësueshëm të Kosovës.

Dita e zgjedhjes së Vjosa Osmanit për presidente të vendit, shënon ditën më fatkeqe për shtetin e ri të Kosovës. Është kjo dita kur filloi politika shkatërrimtare për vendin. Nuk ka si të mos thuhet këtu që Lidhja Demokratike e Kosovës bëri gabimin e pafalshëm strategjik, duke i krijuar kuorumin instalimit të së keqës. LDK-së, ato ditë i mungonte vizioni. Ajo pavetëdijshëm pandehte se qëndrimi në sallë të kuvendit dhe votimi për presidenten dhe rrjedhimisht mundësimi i krijimit të Qeverisë Kurti, ishte sjellje shtetërore. Por, ja që ky ishte pikërisht dhe përfundimisht qëndrim jo shtetëror. Çmimi i shkuarjes në zgjedhje, qoftë dhe çdo tre muaj, do të ishte shumë më i vogël sesa çmimi që ka rrezik të paguhet si pasojë e politikave infantile të këtyre aventurierëve politik.

Opozta parlamentare, PDK, LDK dhe AAK, si dhe opozita qytetare kundër poltikave shkatërruese për vendin duhet të mobilizohet me çdo mjet demokratik për ta ndalur të keqen. Kosova po kalon një periudhë të stagnimit dhe prapakthimit, dështimit të plotë. Në këto rrethana Kosova nuk ka nevojë për një opozitë të heshtur, kalkulante dhe krejtësisht anemike. Kosova ka nevojë për në një opozitë, jo për vetveten, por për një opozitë për shtetin!

Kosova dhe populli i saj është janë me fat dhe të bekuar qe megjithate kanë ende përkrahjen e fuqishme të miqëve të saj, SHBA-ve në rend të pare dhe BE-së që po e mbrojnë këtë vend edhe nga politikat e papërgjegjshme të politikanëve të saj. Ne duhet ta deshmojmë që jemi pjesë e konsensusit ndërkombëtar e assesi pjesë e “konsensusit transnacional ballkanik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat