Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare: Ja dy deklaratat e Milanoviçit që duhet ta alarmojnë Kosovën

Aktuale

Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare: Ja dy deklaratat e Milanoviçit që duhet ta alarmojnë Kosovën

Nga: P.R Më: 30 janar 2023 Në ora: 20:56
Zoran Milanoviç

Gjatë ditës së sotme, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviçnë mënyrë skandaloze tha se Kosova i është aneksuar apo rrëmbyer Serbisë.

"Ne e kemi njohur Kosovës kundër vullnetit të shtetit [të Serbisë], të cilit i takon Kosova. Rusët, nëse janë cinikë do t'i referohen Kosovës....Ne e aneksuam Kosovën. Ne dhe komuniteti ndërkombëtar. Ajo u mor nga Serbia. Kush e bëri këtë përveç nesh? Nuk është aneksim, është rrëmbim", tha Milanoviç.

E duke komentuar deklaratën skandaloze të Millanoviqit, doktori i marrëdhnieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi, thotë se kjo do të duhej të alarmonte Ministrinë e Jashtme të Republikës së Kosovës.

“Deklarata e fundit dhe ajo e vitit 2022 do të duhej ta alarmonte Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe ta thërriste menjëherë në raportim ambasadorin kroat në Kosovë në lidhje me këtë deklaratë të presidentit Milanoviç dhe pastaj të bëhej notë proteste ndaj shtetit kroat. Kjo tregon seriozitetin diplomatik dhe vëmendjen në politikën e jashtme të shtetit të Kosovës”, shkruan Kurti, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Zoran Milanoviç, president kroat, deklaron se Kosova i është aneksuar Serbisë. Në qershor 2022, ai kishte deklaruar po ashtu se askund nuk shkruan se Serbisë i kërkohet njohja e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, këtë e kishte thënë gjatë Forumit të Prespës në Maqedoninë e Veriut.

Deklarata e fundit dhe ajo e vitit 2022 do të duhej ta alarmonte Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe ta thërriste menjëherë në raportim ambasadorin kroat në Kosovë në lidhje me këtë deklaratë të presidentit Milanoviç dhe pastaj të bëhej notë proteste ndaj shtetit kroat. Kjo tregon seriozitetin diplomatik dhe vëmendjen në politikën e jashtme të shtetit të Kosovës.

Ish-ambasadori i Ukrainës në Serbi Oleksander Aleksandrovich, vitin e kaluar kishte deklaruar se nëse Serbia i dënon sulmet e Rusisë në Ukrainë, këta të fundit e respektojnë integritetin territorial të Serbisë, përfshirë Kosovën.

As në këtë rast nuk reagoi MPJD e Kosovës, edhe pse Kosova ishte duke e përkrahur fuqishëm Ukrainën. Madje nuk ia kërkuan as njohjen në këmbim të përkrahjes dhe strehimit të refugjatëve.

Në të dyja rastet Kosova tregoi mos-seriozitet diplomatik dhe tregoi se nuk ka interesa të vetat shtetërore por vepron në kokat e disa individëve. Jo rastësisht në raportin e ambasadorit të Kosovës në SHBA thuhet se komunikimi me zyrtarët amerikanë “Në nivelin e shteteve dhe të autoriteteve lokale (përjashto Uashingtonin dhe ato që janë realizuar si pjesë e vizitave të nivelit të lartë), ka qenë e pamundur të realizohet çfarëdo takimi…”. Kjo tregon se SHBA nuk i beson diplomacisë dhe përfaqësuesve të Kosovës pasi ata janë vetëm figura dhe e gjithë politika varet tek individët një dy apo tre persona dhe nuk ka instititucionalizim. Kjo dukuri është e kamotshme dhe aspak e re, por pse nuk po ndryshon...!

Milanoviç gjithashtu ka thënë se Krimea nuk do të jetë më kurrë pjesë e Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat