Cakolli i KDI-së: Kosova renditet e dyta në Ballkan për luftimin e korrupsionit

Aktuale

Cakolli i KDI-së: Kosova renditet e dyta në Ballkan për luftimin e korrupsionit

Më: 31 janar 2023 Në ora: 09:41
Eugen Cakolli

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në një konferencë për medie ka publikuar rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2022. Sipas KDI-së, Kosova renditet e dyta në Ballkan sa i përket luftimit të korrupsionit.

Hulumtuesi i lartë në KDI, Eugen Cakolli, tha se Kosova renditet e 84-ta në botë, sa i përket vlerësimit për luftim të korrupsionit.

“Për vitin 2022 rezultatet e Indeksit tregojnë që disa shtete të botës kanë pasur fare pak apo nuk kanë pasur progres në luftimin e korrupsionit duke bërë që 2/3 e shteteve të botës të jenë në anëtare të pranueshme prej 50 pikësh ku bën pjesë edhe Kosova. Për vitin 2022 Kosova është e vlerësuar me gjithsej me 41 pikë duke u renditur në vendin e 84 nga 180 shtete të botës”.

“Ky rezultat reflekton një trend të vazhdueshëm dhe inkurajues të njehsimit të Kosovës në këtë indeks krahasuar me vitet e kaluara. Në raport me vendet tjera të Ballkanit, Kosova renditet e dytë pas Malit të Zi ndërsa lë pas vetes Maqedoninë e Veriut me 40 pikë, Shqipërinë dhe Serbinë me nga 36 pikë si dhe Bosnje Hercegovinën me 34 pikë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat