Pacolli-Dalipi: Nëse Asociacioni është OJQ, pse duhet qeveria të themelojë OJQ?

Aktuale

Pacolli-Dalipi: Nëse Asociacioni është OJQ, pse duhet qeveria të themelojë OJQ?

Më: 31 janar 2023 Në ora: 11:20
Fitore Pacolli-Dalipi

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli-Dalipi, ka thënë se në Kosovë, pushtetet e ndara i akne edhe kompetencat e veta, derisa ka shtuar se Asociacioni nuk ka bazë ligjore as si OJQ e as si institucion.

Përmes një statusi në Facebook, Pacolli-Dalipi ka pyetur pse duhet ta themeloj Qeveria Asociacionin, nëse ky i fundit është OJQ, siç po proklamohet.

“Dy pyetje për insistuesit e Asociacionit:

1. Nëse Asociacioni nuk është OJQ që bazë ligjore ka nenin 44 të Kushtetutës, çka është edhe vendim i Gjykatës Kushtetuese, ku tjetër do ta ketë bazën kushtetuese Asociacioni dhe kujt do t’ia marrë kompetencat sepse në shtetin e Kosovës pushtetet e ndara i kanë kompetencat e veta?

2. Nëse Asociacioni është OJQ, pse duhet qeveria të themelojë OJQ?”, ka thënë Pacolli-Dalipi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat