AAK në homazhe te Zahir Pajaziti: Zahiri ishte njeri i veprimit dhe aksionit

Aktuale

AAK në homazhe te Zahir Pajaziti: Zahiri ishte njeri i veprimit dhe aksionit

Më: 31 janar 2023 Në ora: 13:10
AAK

Përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë, në 26 vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi në Facebook, AKK ka bërë të ditur se zyrtarë të lartë të AAK-së kanë bërë homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në kujtim dhe nderim të 26-vjetorit të rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve të tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

“Zahiri ishte njeri i veprimit dhe aksionit. Ashtu i edukonte edhe bashkëluftëtarët e tij, për më pak fjalë e më shumë veprime në favor të arritjes së lirisë.

Ashtu edhe ra. Heroikisht në luftë me armikun deri në plumbin dhe frymën e fundit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat