Marrëveshje Kosovë – Serbi? Nazarko: Mendoj se po, Serbia bëri lëvizje surprizë

Aktuale

Marrëveshje Kosovë – Serbi? Nazarko: Mendoj se po, Serbia bëri lëvizje surprizë

Më: 31 janar 2023 Në ora: 19:38
Mentor Nazarko

Analisti Mentor Nazarko, ka qenë i ftuar në studion e ABC News ku komentoi situatën aktuale në Kosovë.

Në lidhje me një marrëveshjes të mundshme mes Serbisë dhe Kosovës, Nazarko u shpreh se mendon se kjo do të ndodhë afër, pasi faktori serb bëri një lëvizje surprizë, duke iu referuar pranimit nga Vuçiç të planit franko-gjerman.

“Unë mendoj se jemi afër një marrëveshjeje. Sepse në finale të kësaj loje, faktori serb ka  adoptuar një lëvizje surprizë. Para një jave, Vuçiçi ka pranuar planin franko – gjerman. Kurti që më parë thoshte se e pranon këtë si plan për diskutim,  tani ka nxjerrë një kusht që duket i tepërt edhe pse është legjitim.

Unë mendoj se edhe kjo garanci do të realizohet dhe duke e parë kështu, palët do të ulen dhe do të firmosin marrëveshjen”, tha ndër të tjera Nazarko.r.t

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat