Berisha i AAK-së: Ligji i pagave dëmton mjekësinë, policinë dhe gjyqësinë

Aktuale

Berisha i AAK-së: Ligji i pagave dëmton mjekësinë, policinë dhe gjyqësinë

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 13:47
Bekë Berisha

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka kundërshtuar vlerën e re të koeficientit të pagave.

Berisha vuri theksin te punëtorët e shërbimeve emergjente 24-orëshe, si policët, mjekët dhe gjyqtarët, duke thënë se në ligjin e ri të pagave nuk llogariten kujdestaritë e tyre brenda muajit.

Meqë sipas tij, ky ligj ua konsideron kujdestaritë e tyre si ditë të lira.

Ai theksoi se po pamundësohet organizimi dhe funksionimi i këtyre shërbimeve emergjente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat