Vetëvendosje: Nga hendeku i pagave në sektorin publik, tash ka barazi dhe dinjitet në paga

Aktuale

Vetëvendosje: Nga hendeku i pagave në sektorin publik, tash ka barazi dhe dinjitet në paga

Nga: A.SH Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka dal me një reagim sa i përket rritje s koeficientit për pagat në sektorin publik.

Ajo thotë se me këtë rast është bërë barazi dhe dinjitet në paga.

Postimi në Facebook:

Barazi dhe dinjitet në paga!

Në sektorin publik hendeku i pagave ishte aq i lartë sa që nga njëra anë kishte pagë 241 euro dhe nga ana tjetër pagë 4 mijë euro.

Një grusht atje lart kishte pagën deri në 4 mijë euro, kurse 4 mijë e 157 zyrtarë poshtë kishin pagën 241 euro.

Tash, paga më e ulët bazike në sektorin publik do të jetë 395 euro.

Qeverisja jonë që e ka ngrite pagën minimale në 264 euro bruto nuk lejon pagë më të ulët se kaq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat