Drejtori i Auditimit në Fushë-Kosovë: Na janë ulur pagat, i jemi drejtuar Avokatit të Popullit

Aktuale

Drejtori i Auditimit në Fushë-Kosovë: Na janë ulur pagat, i jemi drejtuar Avokatit të Popullit

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 17:15
Ilustrim

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.

Kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe prodhon vlerën e pagës.

Drejtor i Auditimit në Fushë Kosovë, Shyqeri Krasniqi, nuk është pajtuar me numrin e tabelës së koeficientit të ndarë nga Qeveria.

Krasniqi ka thënë se kanë dërguar tri ankesa tek Avokati i Popullit.

Sipas tij, renditja në tabelën e koeficientit është e gabuar, prandaj kanë ulje të pagave.

Është e qëndrueshme që kemi ulje të pagave por ne i kemi dërguar tri ankesa tek Avokati i Popullit për me i dërguar në Kushtetuese. Për shkak të renditjes së asaj tabele për shkak të numrit e jo vlerës  së koeficienti pagat po zvogëlohen ne jemi dy auditorë pagat e njëjta i kemi”, tha Krasniqi.

Krasniqi thotë se vlera e koeficientit është caktuar e ulët kundrejt gjendjes ekonomike në vend.

“Drejtori i shkollës fillore koeficientin e ka 6.2 në Fushë Kosovë, ndërsa auditori e ka 6 që dmth të gjithë e kanë vlerën më të lartë se ne. Vlera e koeficientit ish caktuar shumë e vogël është dashur të rritët më shumë për shkak të gjendjes ekonomike dhe inflacionit në vend”, u shpreh Krasniqi.

Ndryshe, Ligji për Pagat në Sektorin Publik është hedhur në votim dhe miratuar nga deputetët pa e ditur vlerën e koeficientit, e madje edhe është dekretuar si i tillë nga Presidentja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat