Sejdiu: Kemi pritur që vlera e koeficientit të jetë së paku 120 euro

Aktuale

Sejdiu: Kemi pritur që vlera e koeficientit të jetë së paku 120 euro

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 18:44
Ilustrim

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka folur lidhur me pakënaqësinë e mjekëve me përcaktimin e koeficientit të ri të pagave.

Sipas një pyetësori të krijuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, është bërë e ditur se 55.5 për qind e mjekëve nuk janë aspak të kënaqur me vlerën e koeficientit të pagave prej 105 euro. Prandaj, Sejdiu tha se sipas kësaj mënyrë kanë tentuar ta prezantojnë më qartë interesin e anëtarësisë së tyre.

Këtë e kemi organizuar sepse është një çështje e ndjeshme dhe duhet të kemi të kemi informata më të qarta se si ta prezantojmë interesin e anëtarësisë sonë. Them të drejtën, kemi marrë një përgjigje paksa të papritur, diku 55 për qind të tyre nuk janë të kënaqur aspak me koeficientin, 31 për qind janë pjesërisht të kënaqur dhe diku vetëm 17 për qind janë të kënaqur. Ne gjatë ditës kemi hulumtuar ku qëndron kjo pakënaqësi, besojmë që ka ndikuar pritshmëria që kjo që do të jetë jo më pak se 120 vlera e koeficientit dhe e dyta ka qenë rangimi i punëtorëve shëndetësorë të cilët nuk janë pjesë e kuadrit të fakultetit të mjekësisë, do të thotë të diplomuar dhe janë me kompetenca të mangëta në krahasim me mjekët”, deklaroi Sejdiu.

Për hapa të mëtutjeshëm, Sejdiu tha se organet do konsultohen me anëtarësinë e tyre. Derisa shtoi se që nga fillimi e kanë përkrahur këtë ligj.

I pyetur se a do ndërmarrë veprime tjera sektori i shëndetësisë lidhur me vlerën e koeficientit, Sejdiu tha se kjo nuk është detyrë e tyre.

“Ne me siguri do ta kontestojmë çështjen e gradimit të mjekut të diplomuar të fakultetit të mjekësisë dhe specializimeve me të tjerët të cilët nuk janë pjesë e këtij shalloni të punëtorëve shëndetësorë”, shtoi tutje Sejdiu.

commentFirst article
Fjalë kyçe vlera paga Koeficienti 120 Kryetari i Odës së Mjekëve ka folur lidhur me pakënaqësinë e mjekëve me përcaktimin e koeficientit të ri të pagave. Sipas një pyetësori të krijuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës është bërë e ditur se 55.5 për qind e mjekëve nuk janë aspak të kënaqur me vlerën e koeficientit të pagave prej 105 euro. Prandaj kemi marrë një përgjigje paksa të papritur diku 55 për qind të tyre nuk janë të kënaqur aspak me koeficientin 31 për qind janë pjesërisht të kënaqur dhe diku vetëm 17 për qind janë të kënaqur. Ne gjatë ditës kemi hulumtuar ku qëndron kjo pakënaqësi besojmë që ka ndikuar pritshmëria që kjo që do të jetë jo më pak se 120 vlera e koeficientit dhe e dyta ka qenë rangimi i punëtorëve shëndetësorë të cilët nuk janë pjesë e kuadrit të fakultetit të mjekësisë do të thotë të diplomuar dhe janë me kompetenca të mangëta në krahasim me mjekët” deklaroi Sejdiu në emisionin “Ditari”. Për hapa të mëtutjeshëm Sejdiu tha se organet do konsultohen me anëtarësinë e tyre. Derisa shtoi se që nga fillimi e kanë përkrahur këtë ligj. I pyetur se a do ndërmarrë veprime tjera sektori i shëndetësisë lidhur me vlerën e koeficientit Sejdiu tha se kjo nuk është detyrë e tyre. “Ne me siguri do ta kontestojmë çështjen e gradimit të mjekut të diplomuar të fakultetit të mjekësisë dhe specializimeve me të tjerët të cilët nuk janë pjesë e këtij shalloni të punëtorëve shëndetësorë” shtoi tutje Sejdiu.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat