Avokati flet për vendimin ndaj Haradinajt e Gucatit: Dënimi s’është reduktuar në masën e pritur

Aktuale

Avokati flet për vendimin ndaj Haradinajt e Gucatit: Dënimi s’është reduktuar në masën e pritur

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 18:21
Avokati, Taulant Hodaj

Avokati, Taulant Hodaj, përmes një lidhje direkte në “Info Magazinë” ka folur në lidhje me vendimin ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

Hodaj është shprehur se lartësia e dënimit nuk  është reduktuar në masën që është pritur.

Vërehet që prapë lartësia e dënimit nuk është që është reduktuar në masën që është pritur. Ky dënim është vazhdim i dënimeve të para, apo vendimeve të këtij rasti dhe të rastit tjetër të Salih Mustafa, që gjykata në përgjithësi në këto raste është duke shkuar me lartësi të dënimit goxha të mëdha në krahasim me dënimet që janë bërë në Tribunalin Ndërkombëar për ish-Jugosllavi”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu u shpreh se ata kanë mundësi që të kërkojnë edhe nga Gjykata Supreme që ta kthejnë rastin në rivendosje.

“Përkundër që vendimi është i shkallës së dytë, kanë mundësi që të kërkojnë edhe nga Gjykata Supreme që ta kthejnë rastin në rivendosje apo të kërkojnë të paktën në lidhje me këtë pikë që janë shpallur të pafajshëm të vlerësohet më shumë rëndësia e kësaj pike dhe të ulet dënimi ende më shumë”, tha tutje Hodaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat