Ambasadori suedez vjen me një lajm të mirë

Aktuale

Ambasadori suedez vjen me një lajm të mirë

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 18:16
Jonas Westerlund

Ikja e të rinjve nga Kosova nuk është shenjë e mirë për një shtet.

Kështu ka deklaruar ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Ai tha se duhet të ketë më shumë vende pune dhe për këtë Suedia është e fokusuar që të sjellë kompani në Kosovë.

“Shoh çdo ditë qytetarë tek ambasada e Italisë duke pritur në radhë për të marrë vizë dhe për t’u larguar nga Kosova për një jetë më të mirë. Këto nuk janë shenja të mira për një shtet kur qytetarët e saj ikin. Duhet të ketë më shumë vende pune dhe prandaj ne po fokusohemi që të sjellim kompani suedeze këtu, që të fillojnë me prodhim këtu. Rinia po kërkon punë”, ka thënë ai.

Westerlund po ashtu, foli edhe për liberalizimin e vizave e që shpreson se më 1 janë të 2024-ës qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë.

Sipas tij, procesi po shkon në rrugën e duhur.

“Shpresoj shumë që kjo të ndodhë sa më shpejt. Aktualisht është në dorën Parlamentin Evropian, bisedimet po vazhdojnë, po presim për miratimin e tyre. Krejt çfarë mund të them është se procesi po shkon në rrugën e duhur. E di që kosovarët janë të zhgënjyer me të drejtë për shkak se nuk mund të lëvizin të lirë, nuk mund të marrin pjesë në aktivitet që ata dëshirojnë ti ndjekin. Shpresoj që më 1 Janar 2024 qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë”, përfundoi Westerlund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat