Ambasadori i Suedisë në Kosovë: Kosova dhe Serbia duhet të nënshkruajnë Planin franko-gjerman

Aktuale

Ambasadori i Suedisë në Kosovë: Kosova dhe Serbia duhet të nënshkruajnë Planin franko-gjerman

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 07:12
Jonas Westerlund

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka folur për planin franko-gjerman të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Westerlund ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të nënshkruajnë këtë plan dhe çështjet e mbetura të zgjidhen më pas.

“Plani franko-gjerman ka një substancë të mirë. Ky plan nuk nënkupton përfundimin e dialogut mes të dyja vendeve, por është një nismë shumë e mirë që negociatat të vazhdojnë, dhe këtë ne e përkrahim. Të dyja palët duhet ta nënshkruajnë këtë plan, dhe çështjet e mbetura të zgjidhen më pas”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Westerlund shton se Kosova dhe Serbia do të duhej të takoheshin një herë në muaj për bisedime, e që sipas tij edhe kjo është pak.

“Së paku palët do duhej të takoheshin njëherë në muaj, por edhe kjo është pak. Nuk po shoh takime të shpeshta mes Kosovës dhe Serbisë, nëse e doni mendimin tim për këtë çështje”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat