FSK i shtohen snajperistë profesionalë, specializohen në Jordani

Aktuale

FSK i shtohen snajperistë profesionalë, specializohen në Jordani

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 19:33
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Forcës së Sigurisë së Kosovës do i shtohen një numër i snajperistëve profesionistë të cilët janë duke ndjekur trajnim special në Jordani.

Mehaj ka thënë se trajnimi i snajperistëve të FSK-së po bëhet me Forcat e Operacioneve Speciale jordane.

“Shtohen operatorët snajperistë profesionist në radhët tona. Komandot tona nga Njësia e Operacioneve Speciale janë duke ndjekur trajnimin specialistik për operim me snajper në Jordani me kolegët e Forcat e Operacioneve Speciale të vendit nikoqir”, tha ai në një status në Facebook.

Ministri ka shprehur mirënjohje për shtetin jordanez për mundësinë që i ka dhënë komandove të FSK-së.

“Mirënjohje për mundësinë e ofruar partnerëve jordanez dhe suksese të mëtejme komandove tona! Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!”, shtoi ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat