“E frikshme”/ Musliu: Nga 1 Janar 2023 deri sot janë larguar 16 pjesëtarë të FSK-së

Aktuale

“E frikshme”/ Musliu: Nga 1 Janar 2023 deri sot janë larguar 16 pjesëtarë të FSK-së

Nga: A.SH Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka alarmuar me largimin e pjesëtarve nga FSK.

Ajo ka thënë se nga 1 janari deri më sot janë larguar 16 pjesëtarë.

Sipas saj, ky është një trend frikësues.

Postimi në Facebook:

🔴Nëse nuk reagojmë sot, nesër do të jetë vonë!

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke u përballur me një trend frikësues të largimit të pjesëtarëve të saj nga shërbimi si ushtarë.

Vetem nga 1 Janar 2023 deri sot jane larguar 16 pjestarë të FSK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat