E quajti Kurtin “paranojak”, Pozhari “godet” Selmanajn

Aktuale

E quajti Kurtin “paranojak”, Pozhari “godet” Selmanajn

Nga: A.Zh Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 11:09
Driton Selmanaj

Xhevdet Pozhari, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka reaguar deputetit nga Lidhja Demokratike e Kosovës Driton Selmanajt.

Ky i fundit, ka deklaruar se LDK-ja nuk është psikologe ta trajtojë kryeministrin Albin Kurti, duke e quajtur atë “paranojak”.

E sipas Pozharit, kualifikimet po i bën njeriu që kur flitej për masakrat serbe në Kosovë, thoshte “bolla se na keni lodh”, përcjell Bota sot.

Reagimi i Pozharit në Facebook:

Këto kualifikime i bën njeriu që premtonte "shumë miliarda" investime nga ShBA, pasi që Qeveria ku ai ishte aksidentalisht zv/kryeministër ia pati hapur Vuçiçit dyert e Shtëpisë së Bardhë.

Pra, njeriu që kur flitej për masakra, thoshte "boll na keni lodh mo"!

Për të tillët ende nuk është shpikur ndonjë diagnozë. Rast për studim të mëtutjeshëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat