Edhe Macron uron Presidenten Osmani: Franca mbështet Kosovën në përpjekjet e saj për forcimin e sundimit të ligjit

Aktuale

Edhe Macron uron Presidenten Osmani: Franca mbështet Kosovën në përpjekjet e saj për forcimin e sundimit të ligjit

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 18:49
Emmanuel Macron dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron.

 "Situata e re gjeopolitike e krijuar nga lufta e agresionit rus në Ukrainë ka bërë që Bashkimi Evropian të forcojë angazhimin e tij politik, ekonomik dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor [...]

Në këtë drejtim, përshëndes solidaritetin e treguar nga Kosova për pritjen e refugjatëve dhe gazetarëve ukrainas”, ka thënë Presidenti Macron.

Image
Letra e presidentit të Francës

 Ndër të tjera, Presidenti Macron ka bërë thirrje për forcim të marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa ka inkurajuar Kosovën që të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet e ndërmarra për forcimin e sundimit të ligjit, në mënyrë që ta lehtësojë integrimin evropian, duke thënë se mund të llogaris në përkrahjen e Francës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat