Të hënën Osmani ndan Medalje Presidenciale të Meritave

Aktuale

Të hënën Osmani ndan Medalje Presidenciale të Meritave

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 15:57
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Osmani të hënën do të ndajë Medalje Presidenciale të Meritave për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka vendosur të ndajë medalje për personalitete nga sfera e kulturës, sportit dhe sigurisë për personalitete që kanë dhënë kontribut dhe kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës. 

Zyra e presidentes ka bërë të ditur se ceremonia e ndarjes së Medaljeve do të mbahet më 20 shkurt.

Në ditën e shënimit të përvjetorit të pavarësisë, Osmani ka thënë se në ditën e sotme kujtohet sakrifica e qëndresës së brezave shqiptar. Gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës, në shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë, Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës po forcohen dita-ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat