Haxhiu iu qëndron prapa fjalëve që ia tha deputetit të PDK-së: Ishte reagim i matur

Aktuale

Haxhiu iu qëndron prapa fjalëve që ia tha deputetit të PDK-së: Ishte reagim i matur

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 23:41
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për reagimin e saj ndaj deputetit të PDK-së, Hisen Berisha në seancën e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së enjte., ku ishte duke folur për rastin Dehari.

Haxhiu ka thënë se reagimi i saj ndaj deputetit Berisha, ishte i matur, pavarësisht ashpërsisë së fjalëve të saj.

Ajo çfarë ndodhi dje, ishte situatë jo e zakonshme. Sidomos kohëve të fundit kanë filluar të shpeshtohen deklaratat e pamatura, akuzat e shpifjet dhe kjo s’ka të bëjë fare me lirinë e fjalës, por është tendencë e radhës, që të hidhen akuza të vazhdueshme që ndërlidhen pastaj me rastin Derharit. Nëse Berisha dëshiron që të flasë ashtu, le të thërras konferencë për media e të bëjë akuza e shpifje sa të duash. Ishte reagim i matur, pavarësisht ashpërisë në fjalët që kam thënë.” - tha ajo.

Sipas Haxhiut PDK dhe LDK nuk kanë të drejtë morale të flasin për rastin Dehari.

“Qëllimi i tij ishte që të keqpërdoret edhe njëherë kjo temë. Prandaj as PDK as LDK nuk kanë asnjë të drejtë morale të flasin për këtë çështje. Pasi Astrit Dehari është vrarë në kohën kur këta kanë qenë në Qeveri.” – është shprehur Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat