Lladrovci, Krasniqi me drejtuesit qendror e lokal të PDK-së bëjnë homazhe në Likoshan

Aktuale

Lladrovci, Krasniqi me drejtuesit qendror e lokal të PDK-së bëjnë homazhe në Likoshan

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 14:16
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, drejtues të komunës së Skenderajt, deputetë e asamblistë, familjar të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së, drejtorë e zyrtarë komunal dhe qytetarë të shumtë, përkujtuan heronjtë, dëshmorët dhe martirët e Likoshanit.

“Masakra e forcave serbe në Likoshan e Çirez, deri më sot mbeti e pandëshkuar. Nuk janë ndëshkuar as planifikuesit e kësaj masakre, as ekzekutorët dhe bashkëpunëtorët e fshehjes së këtij krimi”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë në instagram i Lladrovcit:

Sot, me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, udhëheqësit e Skenderajt, deputetë e asamblistë, familjar të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së, drejtorë e zyrtarë komunal dhe qytetarë të shumtë, përkujtuam heronjtë, dëshmorët dhe martirët e Likoshanit, duke bërë homazhe dhe vendosëm lule në kompleksin Memorial në shenjë nderimi të përhershëm për sakrificën madhore në rrugën e lirisë.

Vetëm një ushtri frikacake hakmerret ndaj qytetarëve të pambrojtur, si hakmarrje nga ballafaqimi me UÇK-në te Lisi Gjashtënjakë, duke masakruar gra shtatzëna, fëmijë e pleq, në Drenicë, të njohur për qëndresë e mosnënshtrim deri në vetëmohim.

Masakra e forcave serbe në Likoshan e Çirez, deri më sot mbeti e pandëshkuar. Nuk janë ndëshkuar as planifikuesit e kësaj masakre, as ekzekutorët dhe bashkëpunëtorët e fshehjes së këtij krimi.

Lavdi e përjetshme për të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat