Ahmeti: Duhet zgjidhje - shqiptarët dhe serbët në Kosovë mund të jetojnë së bashku

Aktuale

Ahmeti: Duhet zgjidhje - shqiptarët dhe serbët në Kosovë mund të jetojnë së bashku

Më: 2 mars 2023 Në ora: 00:57
Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës e ish-kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti ka komentuar marrëveshjen e arritur në parim në Bruksel.

Ahmeti, që pati kritika të shumta për opozitën, ka thënë se duhet gjetur një zgjidhje, pasi mungesa e saj, do të thoshte pasoja për Kosovën.

Sipas tij, shqiptarët dhe serbët në Kosovë mund të jetojnë së bashku.

Më e keqja që mund të na bëjnë është me na izolu. Me na izolu është mos me na dhënë viza, mos me na pranu kurrkund. Izolimi nuk është i mirë.

Shpresoj për një zgjidhje qytetare, sepse shqiptarët dhe serbët, së bashku mund të jetojnë në Kosovë”, ka deklaruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat