Peci: Lajm i mirë për Kosovën, Kurti po ndryshon

Aktuale

Peci: Lajm i mirë për Kosovën, Kurti po ndryshon

Më: 9 mars 2023 Në ora: 21:45
Panelisti Lulzim Peci

Panelisti Lulzim Peci ka thënë në emisionin Pressing në T7 se shtetit të Kosovës i ka ardhur një lajm i mirë. 

Ai pretendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndryshuar në qëndrimet e tij. 

Këto deklarata ai i tha në kontekst të dialogut Kosovë-Serbi dhe planit evropian. 

“Lajm i mirë për Kosovën, Kurti po ndryshon”, tha ai. 

“Tash kemi një kryeministër më pragmatik dhe kështu i pranon qëndrimet e ndërkombëtarëve. E nuk jep qëndrime utopike”, shtoi ai. 

Peci tutje tha po ashtu se marrëveshja për planin evropian nuk ka kthim prapa. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat