“100 euro karburant nga Gjakova në Prishtinë”, Pozhari ironizon me Berishën: Shpirtin me ta këput

Aktuale

“100 euro karburant nga Gjakova në Prishtinë”, Pozhari ironizon me Berishën: Shpirtin me ta këput

Më: 11 mars 2023 Në ora: 22:25
Xhevdet Pozhari

Në një video të shpërndarë nga analisti Xhevdet Pozhari, dëgjohet deputeti i PDK-së, Hisen Berisha duke treguar në Kanal10 se ka shpenzuar 100 euro karburant për të udhëtuar me makinë nga një fshat i Gjakovës për në Prishtinë që të merr pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Pozhari përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar ka kërkuar që kjo video të shpërndahen për t’i ndihmuar sa më shumë Berishës për shpenzimet e veturave.

Pozhari në këtë postim ka bërë të ditur se në pasurin e deklaruar, Berisha i posedon pesë vetura.

“Realiteti i hidhur. Shpirtin me ta këput. Hisen Berisha, deputeti i PDK-së me 5 vetura të deklaruara, i cili shpenzon 100 euro karburante me udhëtu nga një fshat i Gjakovës deri në Prishtinë.

Ngjarje e rendë, tepër. #SHARE ta ndihmojmë për shpenzime të veturave.” – ka shkruar Pozhari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat