Thaçi thotë se po bëhen inspektime të rregullta kundër pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura

Aktuale

Thaçi thotë se po bëhen inspektime të rregullta kundër pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura

Më: 18 mars 2023 Në ora: 07:39
Lamir Thaçi

Ministria e Bujqësisë ka nisur shqiptimin e gjobave për ata që nuk kanë zbatuar Ligjin për Kontrollin e Duhanit.

Për këtë ka folur zëdhënësi i Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, i cili tha se ky është një kontroll i rregullt që po bëhet.

“Kjo është kontroll i rregullt dhe vet ministri ka thënë që ligjet që nxirren ato duhet të zbatohen, kjo është arsyeja dhe qëllimi i tyre që nxjerrim. Ligji për kontrollin e duhanit kryesore ka ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Thaçi pret që të rritet kapaciteti i inspektorëve edhe në AUV.

“Ne po e shohim një frymë të mirë që kanë filluar në shumë sektorë që të rritet kapaciteti i inspektorëve, por presim edhe ne si agjenci që të përfitojmë nga kjo frymë e mirë që po zhvillohet tani”, shtoi ai.

Sipas tij, duhet të zbatohet ligji.

“Duhet të zbatohet ligji, duhet ta ndryshojmë kulturën tonë masive kolektivisht, të kontribuojmë secili që ky ligj të gjejë zbatim”, përfundoi Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat