​Escobar takon Ali Ahmetin dhe ministrin Bujar Osmani pas takimit në Ohër

Aktuale

​Escobar takon Ali Ahmetin dhe ministrin Bujar Osmani pas takimit në Ohër

Më: 18 mars 2023 Në ora: 22:27
Foto nga takimi

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas përfundimit të bisedimeve mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Ohër, është parë me ministrin e Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.

Escobar ka qëndruar si lehtësues i dialogut i cili zgjati më shumë se dhjetë orë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak.

Escobar aktualisht është duke u takuar edhe me kryetarin e BDI-së, ALi Ahmeti.

Ndërkohë, gjatë pauzave bëhet e ditur se ka takuar Kurtin dhe Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat