Osmani: Personat me sindromën Down kanë shumë për të ofruar, të sigurohemi që talenti dhe aftësia e tyre të njihet dhe vlerësohet

Aktuale

Osmani: Personat me sindromën Down kanë shumë për të ofruar, të sigurohemi që talenti dhe aftësia e tyre të njihet dhe vlerësohet

Më: 21 mars 2023 Në ora: 17:37
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down është në funksion të promovimit të ndërgjegjësimit, pranimit dhe përfshirjes së personave me sindromën Down.

Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down është në funksion të promovimit të ndërgjegjësimit, pranimit dhe përfshirjes së personave me sindromën Down.

Na duhet angazhim i përbashkët për një shoqëri ku të gjithë vlerësohen për atë që janë dhe ku secili ka mundësinë të arrijë potencialin e tij të plotë.

Duke sfiduar paragjykimet tona, krijojmë një shoqëri gjithëpërfshirëse, në të cilën të gjithë ndihen të mirëpritur dhe të vlerësuar.

Personat me sindromën Down kanë shumë për të ofruar, ndaj ne duhet të sigurohemi që talenti dhe aftësia e tyre të njihet dhe vlerësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat