​Lajçak dhe Egger flasin për rastet e personave të zhdukur në Ballkanin Perëndimor

Aktuale

​Lajçak dhe Egger flasin për rastet e personave të zhdukur në Ballkanin Perëndimor

Më: 21 mars 2023 Në ora: 20:24
Foto nga takimi

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar presidenten e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljariç Egger. Kryetemë ishte çështja e personave të zhdukur

Sfidat për zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur në Ballkanin Perëndimor ishte tema e cila u diskutua në takimin e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidentes së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljaric Egger. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lajçak, përmes një postimi në Twitter.

“Mirë të shihja presidenten e ICRC, Mirjana Spoljaric Egger, në postin e saj të ri në Bruksel.

Diskutuam për prespektivat dhe sfidat për zgjidhjen e rasteve të mbetura të Personave të Zhdukur në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat