Fetoshi: Thelbi i marrëveshjes së 18 marsit është zhbllokimi ndërkombëtar i Kosovës

Aktuale

Fetoshi: Thelbi i marrëveshjes së 18 marsit është zhbllokimi ndërkombëtar i Kosovës

Më: 21 mars 2023 Në ora: 22:12
Arben Fetoshi

Profesori universitar, Arben Fetoshi, vlerësoi se thelbi i marrëveshjes së 18 marsit në Ohër, është zhbllokimi ndërkombëtar i Kosovës.

Madje, Fetoshi deklaroi që marrëveshja është dizajnuar në atë mënyrë që të mos ketë humbës e as fitues.

“Marrëveshja është dizajnuar në atë mënyrë që më 18 mars të mos ketë as humbës e as fitues. Mirëpo, efektet e 18 marsit nuk mund të jenë neutrale. Efektet ose do shkojnë në favor të Kosovës, ose do të shkojnë në favor të Serbisë. Thelbi i marrëveshjes së 18 marsit, është zhbllokimi ndërkombëtar i Kosovës. Në qoftë se kjo nuk arrihet, atëherë për çfarë marrëveshje flasim. Më shumë se 10 vite dialog janë kohë shumë e humbur për Kosovën”, theksoi Fetoshi.

Më tej, Fetoshi tha se Serbia përmes dialogut ka arritur ta mbajë Kosovën peng në shumë procese zhvillimore.

“Ekzistenca e Kosovës nuk guxon te varet nga njohja formale ose jo e Serbisë”, shtoi tutje Fetoshi.

Derisa shtoi që Serbia tanimë duhet të detyrohet për ta pranuar realitetin e ri politik në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat