Kurti konfirmoi se ka Asociacion në marrëveshje, reagon Hoti: Mashtruesit, të pabesët

Aktuale

Kurti konfirmoi se ka Asociacion në marrëveshje, reagon Hoti: Mashtruesit, të pabesët

Më: 22 mars 2023 Në ora: 21:23
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka quajtur mashtrues dhe të pabesë Lëvizjen Vetëvendosje pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurti tha se ka Asociacion në Planin Evropian dhe marrëveshjen e Ohrit.

“Ka asociacion, neni 10 thotë që të dyja palët e konfirmojnë obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara për të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. 39 marrëveshje janë. Dy prej tyre, marrëveshja për kthimin e librave katasdralë që s’ka ndodh as sot e kësaj dite, ndërkaq ajo marrëveshja e parë e parimeve, ku 6 pikat e para janë për Asociacionin është marrëveshja e 16 që muajin që vjen i mbush 10 vjet”, tha Kurti.

Këtu ka reaguar Avdullah Hoti i cili ka thënë se VV janë mashtrues për shkak se kanë premtuar se nuk do të ketë Asociacion.

“A paska Asociacion?! Mashtruesit. Të pabesët”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat