Milazim Krasniqi uron Ramazanin: Ne agjëruesit, kemi rastin e shkëlqyer ta përmirësojmë veten

Aktuale

Milazim Krasniqi uron Ramazanin: Ne agjëruesit, kemi rastin e shkëlqyer ta përmirësojmë veten

Nga: A.Zh Më: 22 mars 2023 Në ora: 22:23
Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se të gjithë agjëruesit, kanë rastin e shkëlqyer, që gjatë këtij muaji ta përmirësojnë veten, përcjell Bota sot.

Urimi i tij i plotë:

Të dashur vëllezër e motra! Muaji i dashur i Ramazanit po na fillon sonte. Është një rast i shkëlqyer për të gjithë ne agjëruesit, që ta përjetojmë mrekullinë e këtij muaji të shenjtë e ta përmirësojmë veten, duke agjeruar edhe nga mendimet, nga fjalët dhe nga punët e këqija. Arritja e devotshmërisë është mundësia jonë unike.

Natyrisht, arritja e saj kalon nëpër një sprovë, por sprova është e përballueshme, me vullnet dhe besim të sinqertë. Urime të gjithëve! Allahu na e lehtësoftë dhe na e pranoftë agjërimin dhe të gjitha adhurimet që i bëjmë për Të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat