Vllasi: Kurti dhe Vuçiç janë zotuar ta zbatojnë marrëveshjen – s’kërkohet nënshkrim

Aktuale

Vllasi: Kurti dhe Vuçiç janë zotuar ta zbatojnë marrëveshjen – s’kërkohet nënshkrim

Më: 22 mars 2023 Në ora: 22:48
Azem Vllasi

Avokati Azem Vllasi ka thënë për mediumin serb Danas se marrëveshja për normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e datës 27 shkurt dhe dakordanca për Aneksin për zbatimin e Marrëveshjes më 18 mars janë të padiskutueshme dhe të vlefshme nga pikëpamja juridike.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk kontestojnë se kanë pranuar Marrëveshjen dhe Aneksin dhe janë pajtuar që ndërmjetësit të monitorojnë dhe ndihmojnë në zbatim.

Në këtë rast, legjitimitetin shtesë juridik këtyre marrëveshjeve ua jep fakti se ato janë arritur në prani të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, si dhe të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak”, tha Vllasi.

“Se si do t’u shpjegohet të pakënaqurve është tjetër çështje”, shtoi ai.

Në takimin e mbajtur më 18 mars në Ohër, Serbia dhe Kosova ranë dakord për Aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, u ra dakord që këto dokumente të bëhen pjesë integrale e procesit të anëtarësimit të Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk nënshkruan asnjë dokument.

Pavarësisht kësaj, ndërmjetësit evropianë presin që palët të zbatojnë gjithçka për të cilën liderët janë marr vesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat