Liri Loshi i reagon Kujtim Shalës që shau në Kuvend, ja çka i kujton akademikut

Aktuale

Liri Loshi i reagon Kujtim Shalës që shau në Kuvend, ja çka i kujton akademikut

Nga: A.Zh Më: 25 mars 2023 Në ora: 09:41
Kujtim Shala

Liri Loshi, ish-kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për deputet të Kuvendit, ka reaguar ndaj deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Kujtim Shala, që shau të enjten në Kuvendin e Kosovës.

Loshi ka bërë disa postime në llogarinë e tij në Facebook për këtë rast, duke thënë se e shara e akademikut në publik, pa kërkimfalje, është njollë e përjetshme, përcjell Bota sot.

“E shara në publik e një akademiku është shumë më pak shqetësuese sesa mosdenjimi i tij për të kërkuar falje! E shara pa kërkim falje është një njollë e përjetshme. E shara pa kërkimfalje duhet ta shqetësojë jo vetëm parlamentin, por fëmijët që mban e edukon, studentët të cilëve ju ligjeron e i vlerëson, Akademinë që e përfaqëson. Një shoqëri që një kësi rasti e mbyllë në strajcën e harresës, duhet të jetë e shqetësuar për të ardhmen e vet”, ka shkruar Loshi.

Në një postim tjetër, ai ka përmendur tri rrogat e Shalës në institucionet publike në vend.

“Një rrogë në Fakultet, një në Akademi dhe një në parlament. Ma mirë se me qenë kryeministër! Qysh ka thanë Ramushi, lopa lopë asht, por kur ia rrezikon grazhdin ban: muuuuu!”, ka thënë Loshi.

Ai ka pyetur se pse duhet të quhet “tradhtar” kryeministri Albin Kurti, për marrëveshjen e nënshkruar nga paraardhësi i tij Isa Mustafa.

“Kjo puna e tradhtisë në politikë është bërë si ajo fabula me dhelprën dhe rrushtë. Të quajnë tradhtar pse ti ke hipë lartë e ata kanë mbetur poshtë! Pse duhet me e emërtu tradhtar Albin Kurtin për një marrëveshje që e ka nënshkruar Isa Mustafa?! Sipas kësaj logjike akti i tradhtisë paska ndodhë më 2015 dhe jo më 2023”, ka shtuar Liri Loshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat