Policia jep detaje për zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Aktuale

Policia jep detaje për zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Më: 26 mars 2023 Në ora: 09:05
Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Mbrëmë është përfshirë nga zjarri objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Zjarri është lokalizuar, njofton policia në raportin e saj 24-orësh.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, teksa rasti është nën hetime.

Njoftimi i plotë i policisë:

Instituti i Mjekësisë Ligjore, Prishtinë 25.03.2023, 20:20. Është raportuar se është përfshi nga zjarri objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Njësit policore si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat