Vendosen pengesa në afërsi të Bërnjakut, policia jep detaje

Aktuale

Vendosen pengesa në afërsi të Bërnjakut, policia jep detaje

Më: 26 mars 2023 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Policia ka larguar disa pengesa të vendosura në një rrugë dytësore afër pikës kufitare në Bërnjak.

“Është raportuar se në një rrugë dytësore afër pikës kufitare Bërnjakë janë vendosur disa pengesa (drunj) si dhe në një pusetë të rrugës ishte vendosur një mjet artizanal i përbërë me gozhda që shërben për dëmtim të gomave të automjeteve.

Njësit policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë larguar pengesat”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat