Gjocaj: Subvencionet e qeverisë për rrymën nuk dhanë efekt

Aktuale

Gjocaj: Subvencionet e qeverisë për rrymën nuk dhanë efekt

Më: 29 mars 2023 Në ora: 19:22
Liron Gjocaj

Liron Gjocaj, nga INDEP, ka thënë se subvencionet e Qeverisë së Kosovën për energjinë elektrike nuk kanë dhënë efekt.

Sipas Gjocajt, subvencioni prej 90 milionë eurove ka pasur efekt vetëm në arritjen e paqes sociale.

Subvencioni prej 90 milionë eurove nuk ka dhënë efekt, përpos arritjes së paqes sociale dhe të mos mllefosen konsumatorët, pasi me 90 milionë euro konsumatorët që harxhonin deri në 800 KW/h për muaj nuk prekeshin nga ngitja e çmimit të energjisë, por ata me mbi 800 KW/h”, ka thënë Gjocaj.

“Duke përfshirë edhe faktin se me planin operativ KEK-u sivjet parasheh që Kosova B të jetë në një remont të thellë, atëherë kjo mund të jetë edhe një arsye shtesë për kostot e rritura operative. për të cilat po kërkohet të kemi një shtrenjtim të rrymës”, ka thënë Gjocaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat