Hasani pas takimit me Kamberin: Ka problematika të shumta, që kërkojnë koordinim të domosdoshëm me Prishtinën e Tiranën

Aktuale

Hasani pas takimit me Kamberin: Ka problematika të shumta, që kërkojnë koordinim të domosdoshëm me Prishtinën e Tiranën

Nga: A.SH Më: 2 prill 2023 Në ora: 09:22
Foto nga takimi

Opinionisti Refik Hasani është takuar me deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi.

Ata kanë biseduar “mbi gjendjen në Luginë të Preshevës, dhe bisedimet në mes të Kosovës e Serbisë, në mos përfshirjen e çështjes së kësaj Krahine në këto bisedime”.

Postimi në Facebook:

Sot, në Bujanoc Deputeti Shaip Kamberi, takoi veprimtarin nga Malësia e Bujanocit Refik Hasani.

Deputeti i vetëm në Parlamentin e Serbisë po vazhdon dinjitetshëm të mbrojë interesat dhe kërkesat legjitime të krahinës shqiptare, që po përballen me sfidën e pasivimit të adresave, si një pastrimi etnik e diskriminim duke u ballafaquar veçmas në Medvegjë, Malësi të Bujanocit, por edhe në Komunën e Preshevës.

Veprimatari dhe opinionisti Refik Hasani e deputeti Shaip Kamberi bashkëbiseduan mbi gjendjen në Luginë të Preshevës, dhe bisedimet në mes të Kosovës e Serbisë, në mos përfshirjen e çështjes së kësaj Krahine në këto bisedime.

Bashkëbisedimi është fokusuar për problematikat e shumta, që kërkojnë koordinim të domosdoshëm edhe me Prishtinën e Tiranën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat