Tomë Gashi komenton paraqitjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë - ja kush veproi më së miri sipas tij

Aktuale

Tomë Gashi komenton paraqitjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë - ja kush veproi më së miri sipas tij

Më: 7 prill 2023 Në ora: 00:03
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Avokati Tomë Gashi ka thënë se në fjalimet hyrëse të gjyqit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që filloi këtë javë, më së miri ka vepruar Kadri veseli. 

Gashi në emisionin DPT te Fidani në T7 ka thënë se paraqitja e Veselit ka qenë më e mira deri më tani. 

“Më së miri ka vepru Kadri Veseli, e ka pranuar se nuk është fajtor dhe nuk ka dhënë kurrfarë deklarate. Strategjia e avokatit të tij, sepse unë vijë nga ky profesion dhe e njoh personalisht Emersonin pasi kam punuar me të. Edhe të tjerët nuk kanë gabuar, pasi janë fjalë hyrëse. Por askush nuk i merr si prova këto që u thanë”, ka thënë ai.  

“Prokuroria do të mundohet të sjellë sa më shpejt dëshmitarin e parë. E ka paralajmëruar”, shtoi ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat