Osmani: Në takime me shoqërinë civile serbe, ata janë kundër Listës Serbe

Aktuale

Osmani: Në takime me shoqërinë civile serbe, ata janë kundër Listës Serbe

Më: 17 prill 2023 Në ora: 19:00
Betim Osmani

Betim Osmani, i cili është kandidat nga Iniciativa Qytetare, ka folur për zgjedhjet që do të mbahen në komunat veriore këtë të diele.

Osmani tha se iu kanë ofruar qytetarëve zgjedhje të mjaftueshme, teksa pret vlerësimin e tyre.

“Qytetarëve iu kemi ofruar zgjedhje të mjaftueshme, ata do ta vlerësojnë në angazhimin e secilit kandidat pë ta votuar”, tha Osmani në Info Magazinë.

Ai potencoi se si iniciativë qytetare fokus e kanë qytetarin.

“Ne jemi iniciativë qytetare dhe nuk jemi të fokusuar te asnjë kombësi, jo vetëm te shqiptarët, në listën tonë kemi komunitetin boshnjak. Ne jemi iniciativë qytetare ku fokus apo numër një është qytetari jo partitë politike, sic e kanë udhëhequr që 24 vjet deri më tani veriun e Mitrovicës, pastaj vjen siguria, punësimi”.

“Tash e 24 vjet institucionet në veri, institucionet shëndetësore punojnë me sistem të Serbisë, ku jo vetëm Serbia bie paguan rroga këtu, por edhe shteti i Kosovës ka më shumë se 400 nëpunës që i paguan me rroga të Kosovës, prej asaj liste nuk e dimë se ka komuniteteve të tjera por normal në spital nuk ka, ka vetëm të komunitetit serb”.

“Ne si iniciativë qytetare kemi marr pjesë në 5-6 takime të komunitetit serb të organizatave joqeveritare ku secili nga ta ka kritika për listën serbe, mosserioziteti i institucioneve qendrore për të mirëpritur qytetarët e komunitet serb e ka pru punën këtu, dhe ata nuk ndihen të mbështetur sa duhet edhe për të votuar dhe për të kandiduar”.

“Jo vetëm nga Serbia për bojkot po ka thirrje edhe nga institucionet tona për bojkot ose për anulim të zgjedhjeve, zoti e di sa qytetarë mund të dalin të votojnë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat